Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ditën e mërkure e ka shpallur ditë zie në vendin tonë.
Kjo në nderim të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri.
Andaj, edhe flamujt e Kosovës të vendosura në institucionet e Kosovës dhe vendet publike janë ulur në gjysmë shtizë.
Tërmeti 7.8 ballësh i ka tronditur Turqinë dhe Sirinë.
Si pasojë deri më tani raportohet se kanë vdekur mbi 9 mijë vetë.

