Sulmuesi kosovar i Dinamos së Zagrebit, Arbër Hoxha ështe grumbulluar nga trajneri Sylvinho te Kombëtarja e Shqipërisë për miqësoret e muajit mars.
Sipas asaj që raporton ‘Dueli Sportiv’, Hoxha është ftuar te Sylvinho dhe pritet të bashkohet me kombëtaren në fundjavë.
Nga ana tjetër, përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda nuk ka bërë ftesë për grumbulimin e sulmuesit 25-vjeçar.
Hoxha është duke kaluar në formën e tij më të mirë. Ai është bërë transferimi më i shtrejntë i Dianmos brenda Kroacisë, teksa shkëlqeu me paraqitjen e tij edhe sot në Ligën e Konferencës ku shënoi golin e vetëm të kroatëve.
Kosova e Shqipëria pritet që nesër zyrtarisht ta publikojnë listën e futbollistëve të grumbulluar.


