Telenews

Forcat speciale ukrainase vrasin ish-shefin e shërbimit sekret që dyshohet se tradhëtoi shtetin [Video]

Raportohet se Policia Speciale ukrainase ka vrarë ish-shefin e Shërbimit Sekret të Ukrainës për rajonin e Kievit i dyshuar si spiun rus.
Politikani rus Ilya Ponomarev, opozitar i Putinit i cili që nga viti 2014 jeton në Kiev, ka shpërndarë një video të kamerave të sigurisë ku shihen pamje të vrasjes së ish-zëvendësshefit të Shërbimit Sekret të Ukrainës Dmitry Demyanenko nga Policia Speciale e Ukrainës në kryeqytetin Kiev.
Fotografi nga vrasja e ish-zëvendëshefit të SBU-së i ka shpërndarë edhe gazetari Volodymyr Boyko në rrjetin Telegram.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë vrasja ka ndodhur dje ndërkaq Demyanenko ka qenë i dyshuar si spiun rus dhe i njëjti s’është ndalur në pikën e kontrollit të policisë.
Ponomarev ka shkruar se Shërbimi Sekret Ukrainas ka zbuluar ‘krimbin’ brenda strukturave të saj dhe gjatë rezistencës e kanë vrarë zëvendësshefin e SBU-së(Shërbimi Sekret i Ukrainës) Dmitry Demyanenko.
“Kundërzbulimi ukrainas ka zbuluar ‘krimbin’ në hierarkinë e Shërbimit Sekret të Ukrainës: Ish-zëvendëshefi i SBU-së(Shërbimi Sekret Ukrainas) dhe Shefi i SBU-së në Kiev Dmitry Demyanenko. Gjatë arrestimit ai ka rezistuar dhe është vrarë”, ka shkruar ai.
Ilya Ponomarev, ka qenë deputeti i vetëm në Dumën ruse që ka votuar kundër aneksimit të Krimesë më 2014 ndërkaq Shërbimi Sekret i Ukrainës i ka ofruar mbrojtje personale politikanit rus që jeton në Kiev.
Ndërkaq, javën e kaluar, Shërbimi Sekret Ukrainas ka vrarë edhe njëri nga negociatorët ukrainas që morri pjesë në takimin e parë me palën ruse, Denys Kirieiev.
Siç raportuan mediat ukrainase Kirieiev ishte dyshuar për tradhti ndaj shtetit ukrainas dhe për bashkëpunim me Rusinë.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani