Sot, Besnik Osmani ka mbajtur një takim mobilizues me strukturat e qytetit, ku ka theksuar rëndësinë e unitetit, përkushtimit dhe bashkëpunimit në çdo nivel të organizimit. Takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe entuziaste, me pjesëmarrje të gjerë të anëtarëve dhe mbështetësve.
Në fjalën e tij, Osmani theksoi se qëllimi kryesor mbetet qytetari dhe zhvillimi i komunës, duke bërë thirrje për punë të përbashkët dhe përkushtim të plotë në terren.
“Sot jemi më të bashkuar se kurrë, me më shumë energji, unitet dhe përkushtim për qytetarët tanë. Bashkë do të ecim drejt fitores së sigurt,” – u shpreh ai.
Gjatë takimit u riafirmua gatishmëria për të dëgjuar zërin e qytetarëve dhe për të ofruar zgjidhje konkrete për nevojat e tyre.
Në përmbyllje, Besnik Osmani falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për përkushtimin dhe punën e tyre të pandalshme, duke theksuar se bashkimi dhe besimi në vlera të përbashkëta janë çelësi i suksesit.
Bashkë për qytetarët e Komunës sonë, drejt fitores së sigurt!

