Telenews

Tragjike në Romë, turisti 70-vjeçar vdes pasi bie nga muri i Panteonit

Një turist ka vdekur aksidentalisht pasi ka rënë nga muri i jashtëm i Panteonit në Romë

Sipas raportimeve të mediave italiane, mbrëmjen e së premtes, një burrë 70-vjeçar japonez ra nga një lartësi afrp 7 metërshe.

Ekipet e shpëtimit mbërritën shpejt në vendin e aksidentit në strukturën e lashtë, por mundën vetëm të përcaktojnë se burri kishte vdekur.

Panteoni është një nga ndërtesat më të ruajtura të antikitetit romak dhe është një nga pamjet më të famshme në Romë sot.

Perandori Romak Lindor, Foka, ia dhuroi tempullin pagan Papa Bonifaci IV në vitin 609, i cili më pas e shenjtëroi atë si kishë. Shumica e mbretërve italianë dhe disa artistë janë varrosur gjithashtu në Panteon.

Të ngajshme

Ndryshime në tregjet e kriptomonedhave, ja sa shitet Bitcoin

Yllka Gashi

Prebreza liron nga detyra drejtorin e arrestuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Yllka Gashi

Kurti thirrje opozitës: Ta zgjedhim presidentin, e pafalshme të shkojmë sërish në zgjedhje

Yllka Gashi