Telenews

”Fortuna DR” arrin finalen e Ligës së tretë në futbollin kosovar

Skuadra ”FC Fortuna Dr” është ekipi kampione e Ligës së tretë – Grupi B në futbollin e Kosovës dhe me ç’rast është inkuadruar në finale ku do të luajë për inkuadrim në Ligën e dytë.
Ekipi nga Komuna e Drenasit, arriti të plasohet në finalen e madhe pas një bilanci të jashtëzakonshën në stinorin pranveror në janar, ku gjendej në vendin e katërt, por me një mobilizim të madh, arriti të shpallet kampion i Ligës së tretë – Grupi B, duke fituar të gjitha ndeshjet me golaverazh prej 24-1 në këtë periudhë të shkurtër kohore, shkruan Telenews.al

Pas këtij suksesi të realizuar, ekipi nga Drenasi ka falenderuar lojtarët që dhanë gjithçka që të bëhet e mundur kjo përmbysje. Por duke mos harruar të falenderojë edhe gjithë qytetarët e Drenasit që e përkrahën në çdo ndeshje.
 
/Telenews.al/
 

Të ngajshme

Trepça triumfon ndaj Opavës, fiton me rezultat 89:80 –

KushtrimGuraj

Lamine Yamal arrin “double-double” me gola dhe asistime –

KushtrimGuraj

Rezultatet e javës së 11-të në Ligën e Parë: Fitore bindëse për Lirinë, Vjosën dhe Prishtinën e Re

Rrezarta Ramaj