Telenews

Foshnja lind pa shenja jete rrugës për në spital, nëna në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në Pejë, ku një foshnje e porsalindur është sjellë pa shenja jete në Spitalin Rajonal të këtij qyteti.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima dyshohet se ka lindur në një automjet gjatë rrugës për në spital, pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, transmeton Telenews.al.

Pasi është pranuar në spital, nënës i është ofruar menjëherë trajtim mjekësor, për shkak të gjendjes së rënduar në të cilën ndodhej. Fatkeqësisht, foshnja ishte pa shenja jete në momentin e mbërritjes në spital, thuhet ne raportin e policis.

Me urdhër të prokurorit të rastit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Policia ka konfirmuar se është në kontakt me stafin mjekësor dhe me prokurorinë për të ndjekur procedurat ligjore të rastit.

Të ngajshme

Dronë, llastiqe dhe pajisje elektronike, arrestohet 23-vjeçari që ua shiste protestuesve në Tiranë

Rrezarta Ramaj

Arrestohet në Prishtinë 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Rrezarta Ramaj

Presidenti i Malit të Zi viziton sot Kosovën, Policia paralajmëron bllokime të përkohshme të rrugëve

Rrezarta Ramaj