Telenews

“Fshirja e këngës nga YouTube” shkak i përplasjes mes Taynes dhe Rinor Hykollit

Akuza pas akuzave mes rep-artistes Tayna dhe ish-menaxherit të saj, Rinor Hykolli po vazhdojnë që nga mëngjesi i ditës së sotme, ku është bllokuar në kanalin e Youtubes projekti i fundit “Si ai” i Dorentinës. Rinor Hykolli ka dalë me një deklarim për sçarim ndaj publikut për raportin e tij me artisten, Tayna.

Hykolli është “arsyetuar” për ndalimin e projektit të Taynës, duke e akuzuar se artistja ka thyer rregullat e kontratës por që “është burrë” dhe do të ia rikthejë atë në kanalin zyrtar në Youtube.

Tayna për bllokimin e projektit të saj nga ish-menaxheri ka reaguar duke thënë se “Ia kam lënë në dorë drejtësisë dhe Zotit”.

E ish-menaxheri i saj u shpreh se “Këngën do ta lirojë për me të tregu që jam burrë. Veç e deshmova anën tjetër që unë jam në rrugë të drejtë sepse ditën e parë që të kam marrë e deri sot le të dëshmon dikush të kundërtën, investimet e mia përkundrazi korrektësi. Drejtësisë edhe unë ja kam lanë po spaku për me respektu drejtësinë nuk bënë me e qit poshtë drejtësinë, tu qit projekte e tu ba koncerte. Unë jam OK me drejtësinë dhe e kam ruajtur qetësinë”

Rinor Hykolli, ish-menaxher i Taynës përmes një postimi në storje të “Instagramit” ka ngritur vlerat e tij karshi të bëmave që ia ka bërë artistes, e që sipas tij Tayna ka shkelur rregullat që i përbënte brenda kontratës e që fillimisht artistja është pajtuar për to.

Hykolli ka “ironizuar” me faktin se Tayna është “artiste” dhe takimi i rastësishëm me të ka qenë “në kushte që nuk i kanë hije një dive muzike”.

Në postimin e tij të gjatë në Instagram, Hykolli ka shkruar për rrugëtimin në karrierë me këngëtaren, derisa në fund i ka uruar suksese.

“Prandaj çeshtja jone seshte me e jona por e letrave tona te shkrume e zeza mbi te bardhe e une skam cka bej me shume mbi ato qe vet kemi dakortesu me i firmos ne dite te mira apo nevoje… Une vec uroje ta mirembash ate cka me shume mund bera per ty dhe ishalla te shoh larte e me larte . Secili ne rruge te vet, me ndihmen e Zotit pacim akoma suksese me te medha!”, ka shkruar Hykolli.

source

Të ngajshme

Verona ndanë momente intime me Bucin nga pushimet

Donat Hashani

Lule Mustafa feston ditëlindjen kështu urojnë Motrat

Erzana Fazliu

U fol se është e sëmurë, por ja çfarë kishte Big Mama

Erzana Fazliu