Telenews

Ky reagim i Selvijes na la të kuptojmë se gjërat s’janë aq në rregull sa tha Shpati

Vetëm një ditë pasi Shpat Kasapi deklaroi se “nuk është ndarë” nga Selvija dhe se gjithçka ishte “një krizë e vogël” që u fry nga publiku dhe rrjetet sociale, vjen një reagim – jo i drejtpërdrejtë, por mjaft domethënës – nga vetë Selvija.

Në një story të publikuar në Instagram, Selvija ka ndarë një shprehje që, le ta themi troç, duket si një përgjigje e tërthortë ndaj intervistës së Shpatit:

“Sa nga ju kanë shpëtuar reputacionin e dikujt duke mos treguar anën tuaj të historisë?”

Ky reagim i Selvijes na la të kuptojmë se gjërat s'janë

Nëse e marrim këtë postim si një mesazh të koduar (që me shumë gjasë është), Selvija duket se po nënkupton se ajo ka qëndruar e heshtur për hir të reputacionit të dikujt tjetër – në këtë rast, ndoshta Shpatit – dhe nuk ka ndarë ende versionin e saj të plotë të ngjarjes.

Deklarata e saj vjen vetëm pak ditë pas intervistës ku Shpati, ndër të tjera, tha: “Nuk jam ndarë. […] Selvija e shpreh gjithë emocionin dhe ndjeshmërinë. Pastaj dhe ndoshta i bie pishmanit, por ashtu e ka tipin.”

Për momentin, nuk ka ndonjë reagim tjetër nga Selvija, por ky postim i vetëm ka mjaftuar për të ndezur sërish spekulimet mbi marrëdhënien e tyre. Janë apo s’janë bashkë? Kush ka të drejtë në këtë histori? A do të flasë ndonjëherë Selvija hapur për “anën e saj”?

Nëse po mendonit që gjërat u sqaruan, mendoni edhe njëherë. Sepse tani jemi realisht në kapitullin e radhës të një historie që, nëse s’përfundon në një libër siç tha Shpati, të paktën mund të vazhdojë si mini serial me story në Instagram. 🙂

Të ngajshme

Dantella rikthehet fuqishëm: Modelet më të bukura të veshjeve dhe aksesorëve

Rrezarta Ramaj

Zbulohet shkaku i vdekjes së modeles Sahara Ray

Rrezarta Ramaj

Oriola Marashi në kërkim të qenushes së zhdukur, ofron 2 mijë euro shpërblim për atë që e gjen –

KushtrimGuraj