Telenews

FSK-ja asgjëson një eksploziv të pashpërthyer pranë binarëve të trenit në Rahovec

Një person ka gjetur një mjet të pashpërthyer gjatë punës në arën e tij, pranë binarëve të trenit në Rahovec.

Ai ka njoftuar menjëherë Njësinë për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera të FSK-së, që ka ndërhyrë për të asgjësuar mjetin eksploziv.

Sipas njoftimit të policisë, asgjësimi i mjetit ka kaluar pa asnjë incident. Rasti është regjistruar si “gjetje e mjetit të pashpërthyer.

“Radoste-Rahovec / 11.03.2025 – 11:12. Dëshmitari mashkull kosovar ka lajmëruar se gjatë punimeve në arën e tij, në afërsi të binarëve te trenit ka hasur në një mjet të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i EOD-së i FSK-së të cilët e kanë kryer asgjësimin e mjetit te dyshimtë eksploziv të pashpërthyer. Nuk ka pasur asnjë incident”, thuhet në raport.

Të ngajshme

Një i lënduar nga aksidenti mes traktorit e veturës në Kçiq

Valjeta Turkaj

Tentim vrasje në Shtime, plagoset një 38 vjeçar – kërkoi ndihmë në oborrin e një shtëpie

Valjeta Turkaj

Rrëzohet një aeroplan në aeroportin në Londër

Valjeta Turkaj