Telenews

FSK-ja largon mjetin shpërthyes në Shtime, dyshohet se daton nga Lufta e Dytë Botërore

Gjatë ditës së sotme është gjetur një predhë artilerie në rrugën “Skënderbeu” në Shtime, e cila dyshohet të jetë nga Lufta e Dytë Botërore.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se pas njoftimit, Policia ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa mjeti shpërthyes është larguar nga FSK-ja.

“Më datën 11.04.2024, rreth orës 11:30, kemi pranuar një informatë se afër rezervuarit të ujit në rrugën ‘Skënderbeu’ në Shtime ishte një mjet i dyshuar, predhë artilerie, e cila dyshohet të jetë nga Lufta e Dyte Botërore. Patrulla e policisë ka siguruar vendin e ngjarjes dhe janë njoftuar njësia përkatëse e FSK-së”, ka thënë Veseli.

Veseli ka shtuar se kjo predhë është larguar nga FSK-ja në orën 18:06.

source

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj