Telenews

FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje të shënimit të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka shënuar përmbylljen e aktiviteteve për 28-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me ceremoninë tradicionale të “natës së zjarreve” në kazermën “Adem Jashari”.

Përmes një postimi në Facebook, FSK njoftoi se gjatë kësaj ceremonie është ndezur flakadani përkujtimor në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, të cilët simbolizojnë sakrificën për lirinë e Kosovës.

Sipas njoftimit, ndezja e flakadanit është bërë si pjesë e ceremonisë përmbyllëse të aktiviteteve që përkujtojnë ngjarjet historike të marsit 1998 në Prekaz.

“Në natën e zjarreve në kazermën ‘Adem Jashari’ dhe në përmbyllje të shënimit të 28-vjetorit të ‘Epopesë së UÇK-së’ është ndezur flakadani në përkujtim të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari”, thuhet në postimin e FSK-së.

Të ngajshme

Agnesa Vuthaj bëhet nënë për herë të parë

Rrezarta Ramaj

Në Skenderaj përmbyllet Epopeja e UÇK-së, Maqedonci: I themi gjithë botës, ne jemi krenarë me luftën tonë çlirimtare

Rrezarta Ramaj

Fundjavë pranverore pranë detit në Durrës, shëtitje dhe larje në det

Rrezarta Ramaj