Telenews

FSK përmbyll kursin bazik për xhenierë luftarakë, rriten kapacitetet profesionale

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është përmbyllur Kursi Bazik për Xhenierë Luftarakë.

Sipas njoftimit të FSK-së në Facebook, ky kurs kishte për qëllim përgatitjen e pjesëtarëve me njohuri teorike dhe aftësi praktike në fushën e xhenios luftarake, përfshirë ndërtimin e fortifikimeve fushore, demolimet, kalimin e pengesave ujore, zbulimin dhe pastrimin e pengesave, si dhe përdorimin e pajisjeve xheniere.

“Trajnimi u realizua sipas standardeve profesionale, duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive teknike, disiplinës, punës ekipore dhe gatishmërisë operacionale të pjesëmarrësve. Përfundimi me sukses i këtij kursi paraqet një hap të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit të FSK-së dhe kontribuon në rritjen e gatishmërisë së njësive për përmbushjen e misioneve të tyre”, thuhet në postimin e FSK-së.

Të ngajshme

“E lehtë ka qenë për mu”, Dion Kaçuri flet për herë të parë si lojtar i Kosovës: Kemi ekip të fortë

Yllka Gashi

“Gara për Luftëtarin më të Mirë” në ShBA, ushtaraku i FSK-së siguron vendin e dytë

Yllka Gashi

Rama nga Michigan-i flet për vendimin e Speciales: Shqipëria do t’i qëndrojë në krah Kosovës

Yllka Gashi