Telenews

Ftesë në përvjetorin e përkujtimit të veprimtarit e atdhetarit, Nazmi Llapashtica

Shoqëria Lëvizja dhe Shoqata e të Burgosurve Politikë kanë bërë sot publike, ftesën për të të gjithë qytetarët në lidhje me përkujtimin e veprimtarit të njohur, Nazmi Llapashtica.

Me rastin e përvjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit e atdhetarit, të burgosurit politik dhe luftëtarit të lirisë, Nazmi Llapashtica, këta bashkëorganizatorë kanë ftuar për të shtunën (28 tetor – ora 12:00) qytetarët për homazhe tek varri i të ndjerit, transmeton Telenews.al

Përveç homazheve tek varri i të ndjerit në fshatin Dyz (Komuna e Podujevës), në shtëpinë e familjes Llapashtica (baza e LPK-UCK-së) në fshatin Dyz, është organizuar edhe një takim përkujtimor me bashkëveprimtarët e tij. /Telenews.al/

Të ngajshme

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj

Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

Rrezarta Ramaj