Ministria e Punëve të Brendshme, ka ndarë 60 mijë euro për servisimin e veturave të tyre, Chevrolet dhe Nissan.
Ky tender i është dhënë kompanisë “Sfishta Auto Homë”, i cili pronar ka ish-kandidatin e për asamble komunale të kryeqytetit dhe anëtarin e PDK-së, Arsim Sfishtën.
Në servisim tek kjo kompani do të dërgohen 24 vetura të kësaj ministrie, kontratë kjo e cila planifikohet të nënshkruhet gjatë ditës së sotme.
“Mirëmbajtja dhe servisimi i automjeteve te tipit Chevrolet dhe Nissan. Chevrolet Captiva 1 dhe Nissan Patroll 23. Data e dhënies së kontratës 18.07.2022. Data e planifikuar e nënshkrimit të kontratës 20.07.2022. Grup i Operatorëve Ekonomik SFISHTA AUTO HOME SH.P.K.; N.T.SH. SFISHTA. Vlera e përgjithshme e kontratës 60 301,26”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ditë më parë edhe zyra e Kryeministrit i ka dhënë tender 30 mijë euro Sfishtës.

