Telenews

Futsall, Kosova sot luan ndaj Holandës

Kombëtarja e Kosovës në futsall sot, do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në kuadër të “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024.

Dardanët e futsallit do të jenë mikpritës të Kombëtares së Holandës, ndeshje e cila do të zhvillohet sot, me fillim nga ora 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Ndonëse në tri ndeshjet e deritashme ka pësuar humbje, Kosova ende është me gjasa për kualifikim tutje, transmeton Telenews.al.

Në fakt, në rast se Kosova fiton në ndeshjen me Holandën me dy gola epërsi dhe më pas Ukraina e mposht Holandën në ndeshjen e fundit të grupit, atëherë tutje do të kualifikoheshin Dardanët.

Të ngajshme

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj

99-vjeçarja thyen rekordin botëror, realizon aventurën mbi krahun e avionit

Rrezarta Ramaj