Telenews

G7 premton mbështetje të mëtejshme buxhetore për Ukrainën

g7-premton-mbeshtetje-te-metejshme-buxhetore-per-ukrainen

Vendet e pasura anëtare të G7 janë të gatshme të bëjnë më shumë për të mbështetur financiarisht Ukrainën, thanë ministrat e tyre të financave në deklaratën e përbashkët të sotme.

Ata u bënë thirrje donatorëve të tjerë që të rrisin mbështetjen e tyre për vendin e shkatërruar nga lufta.

G7 tashmë ka mobilizuar deri në 32 miliardë dollarë në mbështetje buxhetore dhe ekonomike për Ukrainën, duke përfshirë 18 miliardë euro (19.09 miliardë dollarë) nga Bashkimi Evropian, thuhet në deklaratë.

Ministri japonez i financave Shunichi Suzuki u tha gazetarëve pas telekonferencës së G7 se “Japonia është e gatshme të ofrojë mbështetje në përgjigje të nevojave financiare të Ukrainës edhe në vitin 2023”.

Suzuki tha gjithashtu se Japonia do të punojë ngushtë me kolegët e tjerë në G7 për të përmbushur detyrat e saj si kryetar i grupit vitin e ardhshëm, në mënyrë që të krijojë një të ardhme më të mirë për ekonominë globale.

Të ngajshme

ShBA sanksione për korrupsion bashkëpunëtorit më të afërt të Kryeministrit hungarez Orban

Donat Hashani

Trudeau i reagon Trumpit për Kanadanë: As edhe një mundësi e vogël të bëhet pjesë e Amerikës

Donat Hashani

VIDEO/ Joe Biden nderon me Medalje të Lirisë George Soros, dekoratën e tërheq i biri, Alex Soros

KushtrimGuraj