Telenews

Gani Geci nga “burgu” i gëzohet rikthimit në shtëpi të Lulzim Hetemit

Ish-deputetit i Lidhjes Demokratike të Kosovës Gani Geci është duke e vuajtur dënimin e tij me burg lidhur me vrasjen e Ruzhdi Shaqirit.

Ai i është gëzuar lajmit që Qeveria ka filluar procedurat për largimin e kryetarëve të zgjedhur veriorë.

Në një koment në faqen e Insajderit, Geci është shprehur i lumtur që Lulzim Hetemi do të largohet nga Komuna e Leposaviqit.

“Ev shyqyr Zotit që po u kthejka në shpi të vet ai kryetari i Leposaviqit se ka maru i shkreti”, thotë Geci.

Ky koment nuk dihet sakt se a është bërë nga burgu apo nga shtëpia pasi Geci kishte deklaruar më parë se herë pas here i lejohet të dalë për t’i vizituar familjarët e tij.

Të ngajshme

KFOR-i rrit gatishmërinë, zhvillon marshime sfiduese në terrenet malore të Kosovës

Rrezarta Ramaj

OVL e UÇK-së i ka disa fjalë për Epopenë e Dukagjinit

Rrezarta Ramaj

Dy cisterna gazi me flamur indian kalojnë Ngushticën e Hormuzit pa incidente

Valjeta Turkaj