Telenews

Gara e 7 qershorit, edhe Balli Kombëtar në listën e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka nënshkruar marrëveshje parazgjedhore me Partinë e Drejtësisë dhe Ballin Kombëtar, për të garuar së bashku në zgjedhjet e 7 qershorit.

SIç bën të ditur LDK-ja në një njoftim, Partia e Drejtësisë do të garojë në listë me Ferid Aganin, ndërsa Balli Kombëtar me Alban Hotin.

“Ky bashkëpunim përfaqëson një bashkim vlerash, përgjegjësie politike dhe vizioni të përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të dinjitetshme për qytetarët e saj. Si dhe është pjesë e përpjekjes së LDK-së për të ndërtuar një shumicë të re politike që e nxjerr vendin nga kriza, e hap zhvillimin, e kthen shpresën dhe e udhëheq Kosovën me maturi e dinjitet.

Kosova ka nevojë për përgjegjësi, shpresë dhe për LDK-në!”, thuhet në njoftim.

 

Të ngajshme

Vdekja në plazhin e Vlorës: 32-vjeçarja u gjet nga bashkëshorti

Valjeta Turkaj

BBC: SHBA-ja në negociata me Danimarkën për zgjerimin e pranisë ushtarake në Grenlandë

Valjeta Turkaj

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s viziton Malin e Zi

Valjeta Turkaj