Telenews

Gashi: Kurti e merr edhe një mandat pa problem, e ndoshta edhe një tjetër pas tij

Analisti Shkëlzen Gashi u shpreh sonte se kryeministri Albin Kurti do ta fitojë edhe një mandat për shkak të opozitës aktuale që e ka përballë.

“Kanë me nxjerrë skandale të qeverive nëpër ministritë e kaluara, ato shiten edhe një mandat. Shiten pa problem, se i prek në varrë (qytetarët), a e ke pa me Pal Lekaj qysh dhezi. Qasi me bo me dalë si dënimi i Pal Lekaj e çon edhe 4-5% më shumë, ose si paraqitja në Këshillin e Sigurimit”, tha ai.

“Ky (Albin Kurti) e merr edhe një mandat me qita liderë politikë opozitarë e merr edhe një mandat pa problem, e ka rrezik me marrë edhe tjetrin pas tij, nuk ka me ndryshu najsen kjo pak a shumë”, u shpreh Gashi.

Të ngajshme

Kurti dhe Hamza pritet të takohen sot pasdite

Rrezarta Ramaj

Behrami: “UÇK” përmendet mbi 114 herë në aktgjykim, ‘përgjegjësi individuale’ vetëm 2 herë

Rrezarta Ramaj

“Më e madhja mbarëkombëtare deri tash” – Associated Press raporton për protestën e djeshme kundër Speciales

Rrezarta Ramaj