Telenews

Gazetari i The Wall Street Journal arrestohet nga Rusia për spiunazh

Shërbimi rus i sigurisë FSB tha të enjten se një reporter i gazetës amerikane The Wall Street Journal, Evan Gershkovich, ishte arrestuar në qytetin Urals të Yekaterinburgut nën dyshimin për spiunazh, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.

Në një deklaratë të cituar nga Interfax, FSB tha se kishte “ndaluar aktivitetet e paligjshme të shtetasit amerikan Gershkovich Evan, i lindur në vitin 1991, korrespondent i zyrës së Moskës të gazetës amerikane The Wall Street Journal, i akredituar në Ministrinë e Jashtme ruse, i cili dyshohet për spiunazh në interes të qeverisë amerikane”.

Deklarata tha se Gershkovich ishte ngarkuar “nga pala amerikane” për të mbledhur informacion mbi “aktivitetet e një prej ndërmarrjeve të kompleksit ushtarak-mbrojtës”, shkruan Reuters, transmeton Telenews.al.

Të ngajshme

Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027 –

KushtrimGuraj

Kriza e financimit detyron OKB-në të ndërpresë ndihmat për 500 mijë njerëz në Gaza –

KushtrimGuraj

Kontrollojeni kuletën, disa monedha 2-euroshe mund të vlejnë mijëra euro

Rrezarta Ramaj