Telenews

GAZETARJA UKRAINASE: POPULLI I KOSOVËS PO BASHKËNDJEN DHIMBJEN ME POPULLIN TIM

Gazetarja ukrainase që ka mbërritur në Kosovë, Lyudmila Makey është shprehur falënderuese ndaj Qeverisë së Kosovës për mbështetjen ndaj popullit të Ukrainës.
Në një konferencë për medie, ajo tregoi përshtypjen e parë për Kosovën.
“Ndjeva sinqeritetin e qytetarëve të Kosovës, më bëri përshtypje se dhimbja e vendit tim ndihet në popullin e Kosovës”, tha ajo.
Ndërsa, Flutura Kusari nga ECMPF tha se kanë edhe kërkesa të tjera nga gazetarët ukrainas për të ardhur në Kosovë nga gjithsej 20 sa do të vijnë.
Ndërkohë tregoi edhe shpenzimet mujore të gazetarëve ukrainas që do të vijnë në Kosovë.
“500 euro në muaj për shpenzime mujore, 300 për qira dhe 1000 euro për udhëtim”, tha ajo.
I gatshëm për bashkëpunim u shpreh edhe kryetari AGK-së, Xhemajl Rexha.

Të ngajshme

Ekskluzive: Florian Miftari zgjedhet Dekan i Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit në UP

Donat Hashani

Ndahet nga jeta mësuesi i shquar nga Drenasi, Hamdi Kurti

Donat Hashani

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Donat Hashani