Telenews

Vetaksident trafiku në Prizren, vetura godet shtyllën elektrike

vetaksident-trafiku-ne-prizren,-vetura-godet-shtyllen-elektrike

Një vetëaksident ka ndodhur në orët e pasdites në lagjen ‘Dardania’ në Prizren.

Një person duke mos ju përshtatur rregullave në komunikacion, me veturën e tij, ka goditur shtyllën elektrike, duke shkaktuar dëme materiale si të veturës, ashtu edhe të shtyllës elektrike.

Lajmi për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Faton Aliu.

Sipas tij, përveç dëmeve materiale, nuk ka asnjë person të lënduar.

“Sot rreth orës 16:05 në rrugën Rrustë Kabashi (lagja Dardani-ish Jaglenica) ka ndodh një aksident trafiku – vetëaksident, (një veturë ka goditur një shtyllë elektrike) ku si rezultat janë shkaktuar dëme materiale në veturë, por dëme materiale ka pësuar edhe shtylla. Lëndime nuk ka pësuar asnjë person”, ka thënë Aliu. /IndeksOnline/

Të ngajshme

Gabime për shkak të të cilave rrobat marrin një erë të pakëndshme pas larjes

Rrezarta Ramaj

Mot i vranët e me reshje shiu këtë javë, por me temperatura më të larta

Rrezarta Ramaj

Katër shoferë kapen duke vozitur në gjendje të dehur në Ferizaj, gjobiten deri në 400 euro –

KushtrimGuraj