Telenews

Gazmend Muhaxheri flet për deklaratën e Ramës: S`ka librezë të partisë por është 100% me ne

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama deklaroi se ai nuk është pjesë e LDK-së, por vetëm një partner i ngushtë i kësaj partie.

Nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se si parti nuk e shohin aspak problematike deklaratën e Ramës.

Ai ka thënë se Përparim Rama nuk ka dashur të marr librez të partisë, por që është 100% me ta.

“Jo, jo nuk është aspak problem kjo, është si ai e ndjenë atë, nuk ka marrë librezë të partisë por është 100% me ne”, deklaroi Muhaxheri për lajmi.net.

Muhaxheri është shprehur i bindur se Përparim Ramën e kanë në taborin e tyre edhe për shumë gjatë, dhe është shprehur i bindur se po bënë punë të mira dhe të mëdha në kryeqytet.

“E kemi kandidu i ka fitu zgjedhjet, hiq s’ka problem kjo deklaratë, e kandidojmë prap joc për një mandat por edhe për dy e tre, vec lë të punon qështu”, përfundoi Muhaxheri.

 

Të ngajshme

Hamza: Zëri i diasporës ka vlerë për ne dhe ndikim për Kosovën

Erzana Fazliu

Ryva Kajtazi humb personin e ngushtë të familjes

Erzana Fazliu

Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde

Erzana Fazliu