Telenews

Gecaj: Kisha dhe politika serbe qysh prej viteve të 90-ta kanë shkuar krahas dhe e kanë plotësuar njëra-tjetrën

Në deklaratën që u shpalos në të ashtëquajturën Kuvendi gjithëserb, u tha se “Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë” dhe që “Kuvendi gjithëserb mbështet përpjekjet për ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, të garantuar me ligjin ndërkombëtar, Rezolutën 1244 dhe rezolutat tjera të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

Ish-ushtaraku, Hysen Gecaj i ftuar në “Five” ka thënë se shteti serb i jep një rëndësi të madhe këtij tubimi “gjithëserb”, ku aty janë theksuar tezat nacionaliste serbe.

“Serbia i pat dhënë një rëndësi të madhe këtij tubimi gjithëserb, natyrisht aty janë dalë në sipërfaqe edhe pse kanë qenë janë theksuar ato tezat nacionaliste serbe qysh prej viteve të 90-ta dhe kjo është një vazhdimësi, unë mendoj që kjo është një vazhdimësi e asaj cka ka ndodhë më heret, por kësaj radhe është përzgjedhur një moment tjetër që ka pasur për qëllim përvec promovimit të botës serbe që e kanë proklamu edhe serbët e Beogradit e Bosnjes,” tha Gecaj.

Sipas Gecajt, pasi u miratua rezoluta për Srebrenicën, shteti serb po bën një lloj hakmarrje ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare.

“Është çështja që pas rezolutës në Kombet e Bashkuara për miratimin e përkujtimit të gjenocidit serb në Srebrenicë një lloj revanshi dhe hakmarrje karshi Bashkësisë Ndërkombëtare për të treguar një unitet serb kudo në ballkan mesin e serbëve,” u shpreh Gecaj.

Gecaj thotë se politika serbe dhe kisha serbe e plotësojnë njëra-tjetrën.

“Edhe Millosheviqi kur pat ardhë në Gazimestan e kishte bekimin e kishës serbe, kisha serbe dhe politika serbe qysh prej viteve 90 kanë shkuar krahas dhe e kanë plotësuar njëra-tjetrën sipas nevojës dhe ajo po vazhdon edhe sot dhe nuk pritet që kjo politikë të ndyshojë shumë shpejt.”

E, sipas Gecajt, Rusisë i konvenon situata e tanishme në Ballkan e që Serbia thotë se është satelit i shtetit rus.

“Kjo cka ka ndodhë kohëve të fundit është vazhdimësi dhe mbajtje nën trysni edhe Bashkësinë Ndërkombëtare për ngjarjet në Ballkan, duke e ndërlidh edhe me faktorin Ndërkombëtar, sepse kemi edhe një luftë në Ukrainë dhe rastin e Izraelit dhe një situatë e tillë në Ballkan i konvenon Rusisë, dhe sateliti I saj Serbia sigurisht është ajo që e luan një rol të mirë dhe dobishëm për Rusinë.”

source

Të ngajshme

Bajqinovci: Kurti nuk ka sulmuar mediat, por ka reaguar ndaj deformimeve të së vërtetës

BE-ja konfirmon se më 17 dhjetor zhvillohet rundi i ri i dialogut Kosovë-Serbi

KushtrimGuraj

Presioni, akuzat e lakimi i emrit të Kurtit që i shpërfaqën dallaveret brenda LVV-së, pse e shkuli Sveçla mikrofonin?