Telenews

Genc Nuza kërkon dënim për FC Ferizajn dhe presidentin Lulzim Abazi

Referi kosovar i futbollit, Genc Nuza e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit ka njoftuar se e ka dorëzuar një kërkesë në Ministrinë e Sportit, nga e cila ka kërkuar shqiptimin e masës ndëshkimore ndaj FC Ferizajt dhe presidentit të këtij klubi, Lulzim Abazi, i cili paraprakisht hodhi akuza ndaj gjyqtarit Nuza edhe në emisionin Favorit në T7 për referimin në finale të Kupës së Kosovës.

Nuza tha se iu cenua integriteti personal dhe profesional, si dhe ai i familjes, duke shtuar se ky është veç hapi i parë që po e ndërmerr.

Po ashtu, Nuza paralajmëroi se mund të ngrisë edhe padi ndaj këtyre deklaratave publike të ferizajasve, të cilat ai i konsideron si shpifëse.

Të ngajshme

Talenti i Bayern Münchenit zgjedh Kosovën, Erblin Osmani pajiset me pasaportë –

KushtrimGuraj

“Topi i Artë” zhvendoset në Londër, zbulohet data e ceremonisë dhe favoritët

Rrezarta Ramaj

Kosova parakalon në ceremoninë përmbyllëse të “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj