Telenews

GERHARD PROGNI “YLLI I JAVËS” NË FUTBOLLIN E KOSOVËS

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, BKT Kosova, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“Ylli i Javës” për xhiron e 32-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti i SC Gjilani , Gerhard Progni.
Sulmuesi 35-vjeçar ishte vendimtar në fitoren që Gjilani e arriti si mysafir në Lipjan kundër Ulpianës, 4:0, duke shënuar tre gola. Ai realizoi në minutat 35’, 44’ e 72’.
Kjo është hera e tretë që sulmuesi nga Shqipëria shpallet “Ylli i Javës”. Ai për herë të parë ishte shpallur fitues i këtij çmimi në javën e 6-të, kurse më pas edhe në javën e 18-të. Çmimin e dytë nuk e kishte marrë për arsye se menjëherë pas pëfundimit të stinorit vjeshtor kishte udhëtuar për vendlindje.
Për këtë arsye, ai gjatë ditës së sotme u nderua me dy çmimet, për xhiron e 18-të dhe për xhiron e 32-të.
Progni ishte ndër lojtarët më të mirë të këtij edicioni jo vetëm te SC Gjilani, por në përgjithësi në kampionat.

Të ngajshme

Rashica flet pas momentit historik me Galatasarayn

Furtuna Zejnullahu

Galatasaray shpallet kampion në Turqi, Rashica lë gjurmë në fitoren ndaj Ankaragucu

Furtuna Zejnullahu

Ferizaj përfundon në procedurë disiplinore të FFK-së për ndeshjen kundër Dukagjinit

Furtuna Zejnullahu