Telenews

Gërrmime në varrezat e Muhaxherëve për gjetjen e dy trupave të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës

Sot në mëngjes kanë filluar gërmimet në varrezat e Muhaxherëve në lagjen “Mati 1” në Prishtinë, ku dyshohet se ndodhen mbetjet mortore të dy trupave të shqiptarëve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur i Republikës së Kosovës e ka konfirmuar për Klankosova.tv zhvillimin e këtyre gërmimeve të cilat janë duke vazhduar ende.

Është hera e katërt që po gërmohet në këtë lokacion ku ekziston dyshimi se gjenden mbetje mortore.

Tashmë kanë përfunduar gërmimet në një lokacion te i cili nuk është gjetur asgjë, ndërkaq për momentin gërmimet po bëhen te lokacioni i dytë.

Të ngajshme

Dhunë fizike ndaj një gruaje në Viti, arrestohen bashkëshorti dhe vëllai i saj

Rrezarta Ramaj

KRU “Prishtina” njofton për intervenime në disa zona

Rrezarta Ramaj

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj