Telenews

Gërvalla falenderon homologun e saj dhe Turqinë për ndihmën që po e japin për Kosovën drejt NATO-s

Këto deklarata i ka bërë në kuadër të Forumit për Diplomaci i cili po mbahet në qytetin Antalia të Turqisë me moton “Rikodimi i Diplomacisë”.
Përmes një postimi në Facebook, ajo thotë se me Çavushoglun kanë folur për “qëndrimin e vendosur të Kosovës kundër agresionit dhe invazionit rus në Ukrainë”.
“Ministrja Gërvalla falënderoi ministrin turk gjithashtu për ftesën për pjesëmarrje në Forumin për Diplomaci dhe pritjen e jashtëzakonshme që Turqia i bëri pak ditë më parë presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu. Ndër temat që u biseduan ishin edhe rritja e bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme, implikimet në Kosovë të zgjedhjeve të Serbisë në prill të këtij viti si dhe rruga e Republikës së Kosovës drejt Këshillit të Evropës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare”, thuhet ndër tjerash në postimin e saj.
https://www.facebook.com/MFAKosovo/posts/331704368986445

Të ngajshme

U kërkua shkarkimi i Gërvallës në protestë, reagon Faton Peci

Rrezarta Ramaj

“Rroftë UÇK-ja!”, PDK-ja shpërndan pamje të protestës (VIDEO)

Rrezarta Ramaj

‘Precizion, kamuflim, vëzhgim’ – FSK avancon aftësitë e pjesëtarëve

Rrezarta Ramaj