Telenews

Gërvalla flet për një takim ndryshe me Dendias: Presim me padurim rezultatet

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha se i pret me padurim rezultatet e takimit që e pati sot me kryediplomatin e Greqisë, Nikos Dendias.

Gërvalla tha në një konferencë të përbashkët pas takimit se “roli i Greqisë është shumë i mirëseardhur dhe i domosdoshëm”.

“Ky takim i sotëm ishte në vazhdën e një serie të takimeve në rrethana të ndryshme dhe me përmbajtje të ndryshme. Presim me padurim rezultatet, hapat e mëtejshën në temat që i diskutuam sot”, tha Gërvalla.

Ajo tregoi për temat që i diskutuan me Dendias, në mesin e të cilave përmendi edhe “hapat praktikë në bashkëpunimin e ndërsjellë”.

“Diskutuam për ekonominë, për bashkëpunimin, anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Europian dhe në Këshillin e Europës, biseduam rreth iniciativave të ndryshme të koordinuara dhe biseduam për hapa praktikë në bashkëpunimin e ndërsjellë”, tha Gërvalla.

 

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 2 tetor

Rrezarta Ramaj

Aurora Rrusta i jep fund beqarisë – publikohen pamje nga kanagjegji

Rrezarta Ramaj

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Rrezarta Ramaj