Telenews

GËRVALLA I REAGON HOXHAJT: KU E MERR ATË GUXIM TË THUASH QË PËR KOSOVËN S’DO TË KETË NJOHJE E LIBERALIZIM TË VIZAVE

Ajo këto i ka bërë si kundërpërgjigje ndaj ish-ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili tha se politika e jashtme për të cilën po diskutohet në Kuvend, ka nevojë për ripozicionim.
“Më vjen keq të dëgjoj nga një ish-ministër i Jashtëm i Kosovës që politika e jashtme duhet të ripozicionohet. Kosova është pozicionuar shumë qartë sa i përket politikës së jashtme, miqësi e përjetshme me ShBA-në, partneritet me NATO dhe BE-në, kjo është shumë e qartë si me qeveritë e kaluara ashtu edhe me këtë, prandaj nuk e di se për çfarë ripozicionimi të politikës së jashtme flet Hoxhaj”, tha Gërvalla.
Ajo ka komentuar edhe deklaratën tjetër të Hoxhajt i cili tha se për Kosovën nuk ka e as që do të ketë njohje të reja, liberalizim të vizave e as anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Gërvalla pyet se ku e merr këtë guxim Hoxhaj.
“Ku e merr këtë guxim Hoxhaj, unë e di që kemi një kundërshtarë të qartë në politikën e Jashtme që është Serbia dhe unë nuk do të doja të interpretoja në atë formë, por një shije të keqe të lë vendosmëria e z.Hoxhaj për të na treguar se nuk do të ketë procese në të cilat Kosova do të ketë përparim në politikën e jashtme”, tha ajo.
Ndërsa, Hoxhaj ka ironizuar me Gërvallën duke thënë se po heq dorë nga debati.
“Kush kënd e ka thirr në telefon në politikë të jashtme nuk di se çka bën njeri, po heq dorë prej debatit po i them ministres vetëm vazhdo, faleminderit shumë”, tha Hoxhaj.
Gërvalla ka prezantuar edhe punët që ka bërë ku ka përmendur disa vizita jashtë vendit.

Të ngajshme

Xhamia në Prishtinë shtron iftare falas për studentët dhe familjet në nevojë

Donat Hashani

“5-she e ka pasë në Kushtetutë”- Profesori ia tërheq vërejtjen Blerim Gashit: Ke qenë më i qetë

Donat Hashani

Çfarë thonë serbët dhe shqiptarët në Mitrovicë për takimin në Ohër

Donat Hashani