Telenews

Gërvalla me një kërkesë për perëndimin

Donika Gërvalla, në një intevistë për median boshnjake “Fena”, ka pyetur Perëndimin se “deri kur do të tolerojmë një Rusi ditë e më agresive dhe ndërmjetësuesit e saj në Ballkan, si Vuçi, Daçiq dhe Dodik”.

“Nuk duhet të lejohet përsëritja e viteve 90”, tha Gërvalla.

“Nëse ne, si Perëndim, dështojmë përsëri, Evropa mund të përfundojë përsëri në një luftë të madhe. Ose do të ndalojmë ata që bëjnë luftë dhe ata që kërcënojnë me luftë si Putin, Vuçiç, Daçiq, Vulin dhe ekstremistët e tjerë, ose do të jetë shumë vonë shumë shpejt.” , paralajmëroi Gërvalla.
“Vuçiq dhe Daçiq ndjekin ideologjinë e supremacisë serbe, e cila është një koncept racist. Nëse Serbia dëshiron të hyjë në shekullin e 21-të, duhet t’i japë fund këtij racizmi. Nëse Serbia do të bëhej vërtet evropiane, në kuptimin e saj më të mirë, si shumica e boshnjakëve, jemi europianë dhe meqë jemi europianë të vërtetë, tensionet dhe problemet në Ballkan do të zhdukeshin shpejt”, tha Gervalla.

Të ngajshme

Kurorëzohen Aurora dhe Kushtrimi, i thanë “po” njëri-tjetrit mes natyrës

Rrezarta Ramaj

Sa njerëz e shfrytëzojnë ChatGPT-në gjatë javës?

Rrezarta Ramaj

19-vjeçari gjendet pa shenja jete në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

Rrezarta Ramaj