Grupe serbësh kanë bllokuar së paku tri pikëkalime kufitare me Kosovën nga pjesa e Serbisë.
Sipas ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, në këto bllokada po marrin pjesë grupe ekstremistësh të maskuar, të cilët po ndalojnë veturat dhe po legjitimojnë udhëtarët.
Edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, reagoi për këtë çështje, duke shkuar edhe më tutje.
Ajo i kërkoi Gjermanisë të ndërhyjë në këtë ngjarje, pasi thotë se veturat me targa gjermane po ndalohen.
Ministrja me këtë rast edhe thumboi Gjermaninë, kancelari i së cilës, Olaf Scholz, pak ditë më parë qëndroi në Serbi ku nënshkroi një marrëveshje për litiumin.
“Vuçiqi vazhdon ta tradhtojë Gjermaninë dhe BE-në, ‘plotë gojën BE’ derisa e eskalon edhe më tutje situatën. Shpresojmë që Gjermania do të kërkojë kalim të lirë, pavarësisht litiumit”, ka shkuar mes tjerash Gërvalla në platformën X.
“Përgjatë kufirit të Kosovës në Bërnjak, serbë të maskuar po ndalojnë automjete me targa regjistrimi gjermane dhe nuk i lejojnë shqiptarët të kalojnë. Policia e Vuçiqit po e mbështet këtë eskalim racist, duke shikuar e duke mos bërë asgjë”, tha ndër të tjera Gërvalla.
Across the 🇽🇰 border at Bërnjak, masked Serbs are stopping cars with 🇩🇪 registration and don’t let Albanians through. Vucic’s police is supporting that racist escalation, watching and doing nothing. pic.twitter.com/3I05E43mQo
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) September 6, 2024

