Banori i Big Brother, Getinjo i njohur për stilin luksoz të jetesës, mbrëmë në shoqërinë e banorëve të tjerë të shtëpisë së BBVK ka treguar për kohën kur familja e tij nuk ka pasur gjendje të mirë ekonomike.
Ai ka thënë se pas kthimit nga Gjermania i është dashur të punonte në treg, në moshën kur ishte 13- 14 vjeç.
“I marrsha këpuct e nanës, babës që nuk i mathin ma. Dalsha n’pazar, e kom shtru ni tepi, i kom çitë kpucat. Ni kpuc e kom shitë ni mark- dy mark. Edhe i bojsha paret, shkojsha e blejsha ni maic shkojsha në shkollë si zotni”, ka deklaruar ai.
Getinjo ka thënë se për këtë gjë asnjëherë nuk është turpëruarr të flasë.

