Telenews

Giresse: Nuk e merituam humbjen

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në Belfast në përballje me Irlandën e Veriut, me rezultat 2:1, në ndeshjen e parafundit të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kombeve.

Pas ndeshjes, trajneri Giresse tha se Kosova nuk e meritonte humbjen sonte, shkruan Gazeta Express.

“Rezultati është ky. Marrë parasysh lojën, nuk e meritonim humbjen, por ky është futbolli. Çdo lojë përbëhet nga dy pjesë. Pjesën e parë e kemi menaxhuar shumë mirë. Në pjesën e dytë pamë reagimin e Irlandës së Veriut. Më vjen keq që rastet e shumta nuk i kemi konkretizuar. Te rastet e humbura ka të bëj pjesa teknike dhe mosreagimi i mirë. Mosshfrytëzimi i rasteve na solli në këtë situatë”, ka thënë Giresse.

Ndeshjen përmbyllëse të këtij cikli Kosova e zhvillon të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku e pret Qipron e vendit të fundit.

Të ngajshme

Prokuroria e Pejës kërkon 30 ditë paraburgim për Akil Gjakovën

Goli i Kimmich e çon Bayernin në gjysmëfinale

Reali në gjysmëfinale, eliminon City-n në penallti