Telenews

Gjakovë: Plagoset një person

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës.

Rasti u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se i dyshuari është identifikuar por që ende s’është arritur që të arrestohet.

“Mbrëmë viktima mashkull i moshës madhore është paraqitur në Stacionin Policor-Gjakovë dhe ka raportuar se rreth orës 21:40 si pasojë e shkrepjes së armës nga i dyshuar, ka marr plagë në këmbë (plagë të lehtë). I dyshuari (po ashtu i moshës madhore) është identifikuar, mirëpo deri me tani nuk është arritur të arrestohet. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit është iniciuar rast “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. Rasti vazhdon me hetime”, tha Elezaj.

Të ngajshme

Djali i Afrim Bunjakut, i pranishëm si mysafir në Kuvend

Yllka Gashi

Arrestohet i dyshuari për therjen me thikë në Hajvali, dërgohet në mbajtje

Yllka Gashi

Berisha: Institucionet të formohen sa më shpejtë

Yllka Gashi