Telenews

Gjakovë: Vdes 66-vjeçari në vendin e tij të punës

Një 66 vjeçar ka vdekur sot në Gjakovë në vendin e tij të punës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur se viktima ishte lënduar në vendin e tij të punës.
“Sot me datën 04.06.2022 policia në Gjakovë ka pranuar informacion se rreth orës 09:48 një person mashkull i moshës rreth 66 vjeçare, është lënduar në vendin e tij të punës. Të gjitha njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendngjarje, po ashtu është njoftuar prokurori i shtetit”, ka bërë të ditur Elezaj.
Ai gjithashtu ka njoftuar se vdekja e personit është konstatuar në vendngjarje nga personeli mjekësor dhe rasti është iniciuar për hetim.
Elezaj gjithashtu ka deklaruar se në konsultim me prokurorin është iniciuar rast hetim i vdekjes.

Të ngajshme

Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj

Çka gjeti Policia në shtëpinë e të dyshuarit për rastin e rëndë në Pejë?

Rrezarta Ramaj