Telenews

“Gjaku i dëshmorëve ka me ju vra” – qytetari bën të pavlefshëm fletëvotimin

Gjatë procesit të votimit në zgjedhjet nacionale në Kosovë është regjistruar një rast i dëmtimit të qëllimshëm të një fletëvotimi.

Në një fletëvotim të publikuar në media, shihet se një qytetar ka shkruar një mesazh jashtë rregullave të votimit, i cili përmban edhe shprehje kërcënuese.

Sipas rregullave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, çdo shënim apo ndërhyrje në fletëvotim që nuk lidhet me votimin e kandidatëve e bën atë automatikisht të pavlefshëm.

Autoritetet zgjedhore theksojnë se raste të tilla trajtohen si shkelje të procedurave të votimit dhe nuk ndikojnë në numërimin e votës.

Procesi zgjedhor po vazhdon në të gjithë vendin, ndërsa deri tani nuk janë raportuar incidente të tjera serioze.

Të ngajshme

Lladrovci: Dilni e votoni, me dhjetë minuta i përcaktoni vendimmarrësit e mandatit katërvjeçar

Rrezarta Ramaj

Mërgimtari nga Kosova në Gjermani prish votën: Refuzimi është qëndrim

Rrezarta Ramaj

Zgjedhjet në Kosovë: Dy persona përfundojnë në ndalim 48-orësh për shqyerje të fletëvotimeve

KushtrimGuraj