Telenews

GJENDEN GRIMCA PLASTIKE PËR HERË TË PARË NË MUSHKËRITË E NJERIUT

Mikroplastika janë zbuluar për herë të parë në mushkëritë e gjalla të njeriut, duke dëshmuar se njerëzit po i thithin ato nga ajri.
Studiuesit nga Universiteti i Hull-it gjetën copa të vogla plastike me diametër më të vogël se 0,2 inç në pjesën më të thellë të mushkërive.
Më parë mendohej se kjo ishte e pamundur, për shkak të ngushtësisë së rrugëve të frymëmarrjes.
Ndërsa grimcat janë gjetur në mostrat e autopsisë së kufomave njerëzore më parë, kjo është hera e parë që ato janë gjetur në mushkëritë e njerëzve të gjallë, përcjell Klankosova.tv
Studimi vjen menjëherë pasi mikroplastika u zbulua në gjakun e njeriut për herë të parë, duke theksuar se sa të përhapura janë tani grimcat në trupin e njeriut.
Ekipi hulumtues thotë se gjetjet tregojnë se thithja e mikroplastikës është një rrugë ekspozimi dhe tani do të ndihmojë në drejtimin e studimeve të ardhshme mbi ndikimin që mikroplastika mund të ketë në shëndetin e njeriut.
Studimi, i cili është publikuar në Science of the Total Environment, gjeti 39 mikroplastika në 11 nga 13 mostrat e indeve të mushkërive të testuara, dukshëm më të larta se çdo test i mëparshëm laboratorik.
LAJME TË NGJASHME

Të ngajshme

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse pini kos çdo ditë?

Valjeta Turkaj

Si ta ulni sheqerin në gjak në mënyrë natyrale?

Valjeta Turkaj

Cili qumësht bimor është më i miri për t’u pirë në vend të qumështit të lopës?

Valjeta Turkaj