Telenews

Gjendet i vdekur një person në Rugovë të Pejës

Një person është gjetur pa shenja jete sot në rrugën Pejë – Rugovë, tek zona e njohur si “Kthesa e Madhe”, poshtë lumit Lumbardhi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se policia është njoftuar rreth orës 14:10 dhe ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij.

“Rreth orës 14 e 10, Policia është njoftuar se në km 5, rrugën Pejë – Rugovë, “te kthesa e madhe”, poshtë në lum ku është Lumbardhi, dyshoher se një person është pa shenja jeta. Mjeku e ka konstatu vdekjen e tij. Policia menjëherë ka dal në vend të ngjarjes, zjarrëfikësit dhe epika mjekësore”, tha Gashi.

Të ngajshme

Forcë, unitet dhe vizion – Besnik Osmani drejt fitores

Erzana Fazliu

Deliu-Kodra: Asnjë deputet i PDK s’tha se ka pasur përpjekje nga VV për të marrë votën e tyre

Erzana Fazliu

Një i vdekur nga aksidenti në Bresje

Erzana Fazliu