Telenews

Gjendet pa shenja jete një person në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, dyshohet për vetëvrasje

Sot rreth orës 10:00, në një depo të biznesit privat në fshatin Dobërllukë është hasur një trup i pajetë.
Burimet e Sinjalit rrëfyen se bëhet fjalë për një person të moshës rreth 50-vjeçare, i cili afër vetes kishte një pistoletë dhe ishte i gjakosur në pjesën e sipërme të trupit.
Mësohet se tashmë për rastin janë njoftuar edhe organet kompetente, ndërkaq sipas burimeve nga emergjenca e Vushtrrisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe mjekët të cilët e kanë konstatuar vdekjen.


Hetimet preliminare për motiv kanë pistën e vetëvrasjes, thonë burimet e Sinjalit.
Telenews.al do t’iu mbajë të informuar.
 

Të ngajshme

INCIDENT NË BURGUN E SIGURISË SË LARTË NË DYZ – DYSHIME PËR NJË RRAHJE TË ORGANIZUAR

Rrezarta Ramaj

Kurti: Do të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri gjatë këtij mandati

Rrezarta Ramaj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj