Telenews

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Një person pa shenja jete është gjetur mëngjesin e sotëm në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 06:00 është marrë informata për një person (mashkull) pa shenja jete, në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë .Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes”, ka pohuar ajo.

Ahmeti tha se Policia në koordinim me prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

Të ngajshme

AAK zbulon slloganin interesant për zgjedhje

Donat Hashani

Marrëdhëniet gjatë shtatzënisë nuk e rrezikojnë fëmijën

Erzana Fazliu

Hamza për Kurtin: Le të harrojë ta kontestojë vendimmarrjen time

Erzana Fazliu