Telenews

Gjendet shëndosh e mirë 13-vjeçarja nga Kosova e zhdukur në Gjermani

Gazeta Sinjali ka raportuar dje se Arta Hajzeraj, 13 vjeçarja ishte zhdukur në Gjermani.

Bëhet e ditur se 13-vjeçarja është gjetur shëndosh e mirë.

Këtë e ka njoftuar Ambasada e Kosovës në Gjermani.

Arta Hajzeraj, 13 vjeçare, është kthyer sot në shtëpi shëndosh e mirë.

Lajmi i mirë është konfirmuar pak më parë nga babai i saj, përmes një bisede telefonike me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Gjermani, z. Faruk Ajeti.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët që treguan solidaritet, gatishmëri dhe përkrahje gjatë kësaj periudhe.

Një falënderim i veçantë i drejtohet autoriteteve policore në Zwickau për angazhimin e tyre profesional dhe bashkëpunimin e ngushtë.

Gëzohemi që gjithçka përfundoi mirë dhe Arta është sërish pranë familjes së saj

Të ngajshme

Djali i Jakup Krasniqit: Kur të përfundojë dënimin 25-vjeçar, babai mund të mos jetë gjallë –

KushtrimGuraj

Lushtaku publikon foton e Gërvallës me flamurin e Serbisë: Tradhtare e kombit –

KushtrimGuraj

“Jo në emrin tim” – Në natën e tretë, nis protesta në zemër të Prishtinës kundër vendimit të Speciales –

KushtrimGuraj