Telenews

Gjermani: Loja e rrezikshme ua humb jetën tre motoristëve

Një lojë u kthye në tragjedi.

Si pasojë tre motoristë vdiqën.

Ngjarja ndodhi të shtunën në Gjermani, në bazën ajrore në Brandenburg në veriperëndim të Berlinit.

Motoristët e sfidonin njëri-tjetrin se kush po shmanget i pari teksa ata kalojnë me shpejtësi përball njëri -tjetrit.

Derisa pjesëmarrësit digjnin gomat në eventin e organizuar nga “Knieschleifer”, dy motorë u përplasen me njëri-tjerin, shkruan RTL.

Pjesëmarrësit thanë se nuk e panë ngjarjen por i dëgjuan përplasjet e forta.

Ata i panë mbetjet e motorëve që ishin shpërndarë në një rreze 150 metra.

Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje, por ekipet emergjente nuk patën mundësi të bënin asgjë.

Të ngajshme

Mbrojtja e Kilajt: Provat e ZPS-së nuk janë asgjë më shumë se spekulime

Yllka Gashi

25 vite nga sulmi terrorist që tronditi botën/ A u kthye pësimi në mësim për spiunazhin perëndimor?

Yllka Gashi

Inteligjenca spanjolle paralajmëroi për planin e kalimit masiv të migrantëve në Ceuta

Yllka Gashi