Telenews

Gjermania: Presim zbatim pa kushte të marrëveshjes Kosovë-Serbi

Nga Zyra e Kancelarit të Gjermanisë kanë deklaruar se e mirëpresin marrëveshjen e arritur nga Kosova dhe Serbia.

“Gjermania mirëpret marrëveshjen e arritur në Ohër në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thanë për RTK-në.

“Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan në këtë përgjigje.

Ata theksojnë se të dy palët edhe Kosova edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjen.

“Gjermania rikujton se së bashku me partnerët e saj evropianë dhe ndërkombëtarë, nxit të dyja palët që të zbatojnë në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim të gjitha obligimet e tyre përkatëse dhe pa asnjë kusht, përfshirë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe”.

Sipas shtetit gjerman, takimi i radhës i nivelit të lartë më 2 maj është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj