Telenews

Gjesti i shkëlqyeshëm i në 16 vjeçari në Ferizaj: E gjen kuletën me plot para dhe e dorëzon në polici

Mbrëmë rreth orës 22:30, një qytetar nga Ferizaj, B.Gashi 16 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të  humbura në Ferizaj. Ai menjëherë  e ka njoftuar policinë  dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në  Ferizaj.

Në ndërkohë është paraqitur edhe pronari i portofolit të humbur F.B, për ta lajmëruar rastin.

Pas procedurave të  verifikimit të  pronarit, në prani të  policisë, pronarit i kthehen paratë 625 euro dhe dokumentet tjera.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë  në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin B. Gashi për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në  stacionin e policisë.

Të ngajshme

Anulohet tenderi, pacientët e Spitalit të Mitrovicës mbesin pa çarçafë e jastëkë

Rrezarta Ramaj

Shqiptari që i fshinte rrugët në Belgjikë fiton 168 milionë euro në lotari: Tani ka frikë për jetën e tij

Rrezarta Ramaj

Jeton Sylaj: Ndjej keqardhje për çka ka ndodhur, jam munduar ta parandaloj

Rrezarta Ramaj