Telenews

Gjesti nis karrierën prej vërteti- menaxheri i Yll Limanit e merr nën menaxhim tek kompania e tij

Të mirat duket se nuk kanë fund për këngëtarin nga Peja, Gjestin i cili po e shijon famën pas përfundimit të BBVA, në maksimum.

Koncertet e ndejat e mbrëmjes nuk do të jenë gjërat e vetme që Gjesti do t’i ketë përpara, kjo pasi Besart Kelmendi (Gjesti), ka arritur edhe një marrëveshje me një label muzikor.

Gjesti i cili u shpall fitues i BBVA4, së fundmi duket se i është bashkuar kompanisë “SGM Menagment”, i cili do të jetë nën menaxhimin e Bonart Ajvazi.

Kjo u bë e ditur nga vet kompania të cilët duket se e kanë mirëpritur ngrohtësisht Gjestin në mesin e tyre.

Teksa nga “SGM Menagment apo Three60 music”, thanë se janë të emocionuar për të ardhmen me Gjestin.

“Jemi shumë të kënaqur të njoftojmë se @gjestt ka nënshkruar zyrtarisht kontratë me shtëpinë tonë diskografike nën menaxhimin e SGM. E mirëpresim dhe jemi shumë të emocionuar për atë që na pret e ardhmja”, thuhet në përgjigjen e kompanisë.

Ndryshe Gjesti është lojtar i cili theu rekordin e qëndrimit në dy Big Brother në atë të Kosovës dhe Shqipërisë duke bërë më shumë se 180 ditë izolim brenda shtëpisë.

https://www.instagram.com/p/DJWcJaYN2Xk/?utm_source=ig_embed&ig_rid=14198190-bf98-40e4-b94b-2a9f3209a292

Të ngajshme

Lela reagon pas thashethemeve për tradhti nga Leo: Jetojmë bashkë, gjithçka është e pavërtetë

KushtrimGuraj

Shakira shkëlqen në “The Tonight Show” me një performancë speciale

KushtrimGuraj

Mes aludimeve të shumta se a janë ende bashkë, Jozi konfirmon lidhjen me Loredanën duke i uruar publikisht ditëlindjen

KushtrimGuraj