Manchester City është shumë pranë arritjes së marrëveshjes personale me Rayan Cherki, sipas gazetarit Florian Plettenberg.
Mesfushori ofensivë i Lyonit shihet si një përforcim i rëndësishëm për kampionët e Anglisë, veçanërisht për Kupën e Botës për Klube.
Negociatat për pagën dhe kushtet personale janë pothuajse përfunduar, duke e afruar edhe më shumë lojtarin me kalimin në Ligën Premier.