Telenews

Gjiganti gjerman Porsche ndan 1 milion euro për Ukrainën

Prodhuesi gjigant i makinave luksoze “Porsche”, ka ndarë një milion euro për Ukrainën.
Këto para janë të dedikuara si ndihmë emergjente për qytetarët e prekur nga kriza humanitare, që është përkeqësuar me shpejtësi ditëve të fundit.
Paratë do t’i dorëzohen UNHCR-së.
“Jemi thellë të pikëlluar nga ngjarjet në Ukrainë. Shumë njerëz kanë nevojë për ndihmë urgjente dhe nuk kanë bërë asnjë faj. Po ashtu, do të japim kontribute dhe do të mbështesim edhe organizatat që po ndihmojnë popullatën në terren”, ka thënë CEO i Porsche, Oliver Blume.
Deri tani, qindra organizata e korporata të mëdha biznesore u kanë dalë ndihmë qytetarëve të Ukrainës, me mbështetje financiare dhe me tërheqje të aktiviteteve të tyre nga shteti rus, si masë ndëshkimi.

Të ngajshme

Të paktën 100 persona mund të kenë vdekur – u shemb miniera e arit në Afrikë –

KushtrimGuraj

Pas 34 vjetësh, gjenden trupat e dy alpinistëve në një akullnajë në Zvicër

Yllka Gashi

Lirimi nga detyrimet doganore për produktet e duhanit, Dogana me njoftim

Yllka Gashi