Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se është ndaluar i pandehurin D.S., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Detyrimi”.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se i njëjti dyshohet se nga data 29 maj 2024, deri në momentin e arrestimit të tij, e ka detyruar të dëmtuarin F.S. t’i jepte rreth 50 mijë euro.
Ndër tjera, shtohet se i dyshuari edhe e ka kanosur viktimën.
Me vendim të prokurorit i pandehuri, D.S. gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij, do të ushtrohet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

